Mund të drejtojë kombëtaren e Iranit, por Gianni De Biasi ende ruan kujtime të mira për 6 vitet në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, ku kulmin e pati me pjesëmarrjen e “Euro 2016”.
Në një dhënë një intervistë për “Italia Sera”, tekniku italian ka konfirmuar kalimin e tij tek Irani, dhe nuk nguron të flasë edhe për Shqipërinë.
IRANI
“Kanë mbetur vetëm zgjidhja e disa detajeve, për të marrë drejtimin e tyre. Megjithatë, derisa gjithçka të përfundojë, nuk mund të them më shumë detaje.”
SHQIPËRIA
“Te Shqipëria kam kaluar 5 vite e gjysmë shumë intensive, në të cilat kam pasur një dëshirë shumë të madhe për të arritur objektivin. Në arritëm të kualifikohemi në Europian, diçka që dukej si e pabesueshme.
Unë punoja me një përkushtim të madh dhe i bëja djemtë të ëndërronin me sy hapur. Ajo është edhe një nga kujtimet më të mira në karrierën time.”
SERIE A
“Isha shumë afër të merrja drejtimin e një ekipi në Serie A, e kisha mundësinë, por në fund refuzova. Kjo për shkak të respektit që kisha për trajnerin e tyre, i cili vazhdon ende atje.”