MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Kur politikanët ‘ngatërrohen’ me biznesmenët…

23.01.2020 - 10:36

Telefoni celular i Jeff Bezos u hakua pasi në vitin 2018 ai mori një mesazh në WhatsApp nga princi i kurorës së Arabisë Saudite.

Miliarderi i Amazon kishte marrë një mesazh nga numri i telefonit personal i Mohamed Bin Salman, i cili përmbante “një video dokument të rrezikshëm”.

Sipas ekzaminimit të telefonit më pas, mesazhi u dërgua më 1 maj të vitit 2018 dhe supozohet se brenda disa orësh, u nxor një sasi e madhe e të dhënave nga telefoni i Bezos.

Tetë muaj më pas u publikua edhe afera e miliarderit me Lauren Sanchez/

Gjithsesi, nuk ka detaje se çfarë lloj të dhënash u morën. Në atë kohë, Bezos dhe bin Salman kishin shkëmbyer mesazhe miqësore.

Për një kohë të gjatë, paratë dhe strategjitë e Mbretërisë Saudite fokusoheshin kryesisht tek roli i saj katastrofik në luftën në Jemen, kryesuar nga vetë Mohamed bin Salman, dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Pastaj, në tetor 2018, Jamal Khashoggi hyri në konsullatën Saudite në Stamboll. Brenda pak minutash, gazetari kishte vdekur. Pas mohimeve se ai ishte vrarë, Riadi e përshkroi vrasjen e tij si një operacion të paplanifikuar, duke dënuar më vonë një numër zyrtarësh. Në qershor të vitit të kaluar, raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara,Agnès Callamard publikoi ​​një raport ku thuhej se kishte “prova të besueshme” se trashëgimtari saudit dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin përgjegjës për vrasjen,.

Tani Callamard dhe kolegu i saj David Kaye, thonë se shqetësohennga informacionet që kanë marrë në lidhje me përfshirjen e mundshme të princit të kurorës në hakimin e telefonit të Bezos. Ata kërkojnë një hetim të menjëhershëm nga SHBA dhe të tjerët.

Ende nuk është përcaktuar nëse incidenti ka të bëjë me vrasjen e Khashoggit, një kritik i qeverisë Saudite që shkruante për Washington Post, e cila është në pronësi të Bezos.

Megjithatë, shumë prej atyre që kanë pozuar buzëqeshur përkrah mbretit të ardhshëm janë pa dyshim në rrezik për sa i përket sigurisë së tyre dixhitale.

Partnerët e sauditëve tani duhet të pyesin veten e tyre: me shokë si këta, kush ka nevojë për armiq?

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al