MENU
klinika

BB/ "Perspektiva globale ekonomike"

“Made in Albania” ndihmuan në rritjen ekonomike me 3.2%

09.01.2020 - 12:28

Përgjatë vitit 2019 pati një zgjerim të eksporteve “Made in Albania” dhe diversifikimi i tyre nga disa sektorë mbështeti rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Banka Botërore, institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar në ekzaminimin e treguesve ekonomikë për të gjitha vendet e botës, publikoi këtë javë raportin “Perspektiva globale ekonomike”, ku citon se “rritja e eksportit në Shqipëri, kontribuoi në një moderim të rritjes përafërsisht 3.2% në vitin 2019”.

Raporti shkruan se, “në Ballkanin Perëndimor pati një ngadalësim në investimet publike në Kosovë, të prodhimit (Serbi), dhe rritje e eksportit (Shqipëria, Serbia) që kontribuoi në një moderim në rritje përafërsisht 3.2% në vitin 2019”.

Sipas vlerësimeve në raportin e Bankës Botërore, energjia kryesoi eksportet shqiptare, por citon raporti “Faktorët e përkohshëm që lidhen me motin dhe prodhimin e energjisë zbehën lehtë aktivitetin në Shqipëri, ndërsa kërkesa e lartë për import për projekte të investimeve publike ka kontribuar negativisht në eksportet neto në Malin e Zi.

Në Europën Lindore, rritja e prodhimit industrial është zbutur, duke reflektuar ulje të theksuar në prodhim në një kohë kur rritja e eksportit është ngadalësuar, veçanërisht në Bjellorusi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin