MENU
klinika

Nga Financial Times

Mbretëria e Bashkuar s’do të jetë vetëm por e vetmuar!

31.01.2020 - 19:11

Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë vetëm, por do të jetë e vetmuar.

Ne nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhte nëse Referendumi i 2016 nuk do të kishte këtë rezultat.

Brexit ishte një vendim për të ndarë Mbretërinë e Bashkuar nga institucionet që qeverisin kontinentin.

Një rezultat është i sigurt: Britanikët do të humbasin të drejtën për të lëvizur dhe punuar në të gjithë BE-në, ashtu si edhe qytetarët e anëtarëve të BE për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve politike britanike mbi ato të fqinjëve gjithashtu do të zhduket.

Pa Mbretërinë e Bashkuar, BE do të ketë akoma 450 milion njerëz dhe do të prodhojë 18 përqind të prodhimit botëror. Ai gjithashtu do të mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Prodhimi i brendshëm bruto i Britanisë së Madhe për frymë ka të ngjarë të jetë rreth 5 përqind më i vogël se ç’do të ishte. Është e mundur që Mbretëria e Bashkuar të humbasë afërsisht gjysmën e rritjes së mundshme të PBB-së për frymë gjatë dekadës së ardhshme, me pasoja të rënda për të ardhurat dhe shpenzimet e qeverisë.

A do të braktisë Mbretëria e Bashkuar rregulloret aktuale mbi mjedisin, standardet e produkteve, qëndrueshmërinë financiare dhe kështu me radhë?

Për më tepër, dështimet e mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, shkalla e ultë e investimeve, rritja e dobët e produktivitetit, infrastruktura e dobët, pabarazia e lartë rajonale dhe problemet e arsimit, nuk kanë asnjë lidhje me anëtarësimin në BE. Brexit nuk do të zgjidhë asnjë prej këtyre problemeve.

Më e rëndësishmja, qeveria mund të fajësojë BE-në për rezultate aspak të mira, dhe anasjelltas.

Madje imagjinohet Britania e Madhe e zemëruar dhe bashkëvepron me SHBA-në e Donald Trump kundër BE-së. Pasojat do të ishin shkatërruese.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar, e lëre më makthi i armiqësisë së zgjatur, ka gjithashtu të ngjarë të formojë BE-në e ardhshme.

Britania luajti një rol kryesor në promovimin e tregut të vetëm dhe një politikë liberale tregtare të BE-së.

Largimi i saj ka të ngjarë të dobësojë ndikimin e vendeve veriore ekonomikisht më liberale ndaj të tjerëve.

Megjithatë, ka të ngjarë që Brexit të forcojë solidaritetin e BE. Sido që të jetë, rezultati do të ndikojë shumë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka të ngjarë ta ketë të vështirë të ushtrojë shumë ndikim të pavarur mbi një botë që hyn në një epokë të rivalitetit të madh të pushtetit.

Përsëri dhe përsëri, Britania do të përballet me zgjedhje se cilën anë do të zgjedhë në konflikte. E gjithë kjo do të jetë shumë e pakëndshme.Mbretëria e Bashkuar shpesh do të duhet të jetë e përulur.

Mbretëria e Bashkuar po hyn në një botë të re. Po detyron njerëzit e saj të braktisin të drejtat e tyre në Evropë.

Ka zgjedhur të jetë një ishull i pavarur në vendin fqinj për atë që duket se ka gjasa të mbetet një gjigant i integruar evropian. Ka vendosur të jetë vetëm në një botë të mbizotëruar nga superfuqitë rivale…

Përkthyer dhe përshtatur nga The Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!