MENU
klinika

Përgjigjet okulistja

Po bëj ca kohë që kam infeksion tek sytë. Si ta parandaloj?

22.01.2020 - 16:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, po bëj ca kohë dhe kam infeksion tek sytë. Si ta parandaloj?

Përgjigjet okulistja: Në raste të tilla sytë trajtohen lokalisht me solucione, me antibakterialë. Nëse njerëzit vijnë në fazën fillestare ato kalojnë shumë lehtë, por nëse vijnë në fazë të rënduar, atëherë nevojitet një trajtim më të veçantë. Do t’ju këshilloja për një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.