MENU
klinika

Përgjigjet psikologu

Prej disa kohësh vuaj nga pagjumësia. Çfarë ilaçi duhet të pijë?

10.01.2020 - 11:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje unë që po ju shkruaj jam 35 vjeç prej disa kohësh vuaj nga pagjumsia nuk fle mirë,mezi arrij të fle 4 orë dhe kam ankth përgjithësisht para se të fle,gjatë ditës jam i lodhur por sërish nuk fle dot çfarë duhet të pijë për pagjumësinë.?

Përgjigjet psikologu: Ju kuptoj plotësisht. Atëher për të bërë një gjumë të mirë duhet të bëni jetë të shëndetshme, çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që shmangia e pirjes së kafeve të shumta dhe në orë të vona, nuk duhet ngarkuar trupi me ushqime të rënda në fund të ditës, aktiviteti fizik n nuk duhet të jetë gjatë orëve të vona pranë orareve të gjumit, për shkak se tekolaminat të cilat shkarkohen gjatë aktivitetit fizik, bëhen eksitante për sistemin nervor duke na penguar për një gjumë të rehatshëm, këto jan disa shkaktarë thelbësore që ndikojnë në pagjumësi por ju dhe shumë të tjerë duhet patjetër ti drejtoheni mjekut te familjes i cili eshte dera e parë e ndihmës i cili nëqoftëse shikon se pagjumesia vjen nga shkaqe organike atëher ju dërgon tek mjeku specialist psikiatër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet që po ju tregon trupi

Djersini sa herë që flini?