“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, unë jam 47 vjeçe dhe prej disa muajsh cikli ka qenë më pak i rregullt se zakonisht. Po pyes për menopauzën, por jam e hutuar se çfarë të bëj. Çfarë mendoni për këtë?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Shumicës së grave menopauza u fillon në të 40-at, kurse disave u fillon vonë, në të 60-at. Në shumicën e rasteve, menstruacionet ndalojnë gradualisht. Për shkak të prodhimit të çrregullt të hormoneve, një gruaje mund t’i vijnë menstruacionet rrallë. Për ta përballuar menopauzën ka disa mënyra. Ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës mund të pakësojnë disa shqetësime. Për shembull, ato që pinë duhan mund t’i rrallojnë afshet nëse e lënë duhanin. Shumë gra mund të bëhen më mirë edhe nga ndryshimet në dietë, si pakësimi e madje shmangia e alkoolit, e kafeinës dhe e ushqimeve pikante ose të ëmbla, që nxitin afshet. Për më tepër bëni një vizitë tek gjinekologu.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.