MENU
klinika

JPMorgan Chase thyen rekordin

Raportimet e Bankave të mëdha Amerikane për 2019-ën

20.01.2020 - 07:00

Bankat e mëdha Amerikane raportuan fitimet e tyre për vitin 2019. JPMorgan Chase raportoi nje fitim neto vjetor prej $36.4 miliard, më të madhin e saj ndonjëherë.

Të ardhurat neto të Bank of America arritën në $27.4 miliard, paksa e goditur nga disa çmime të paguara për rregullimin e saj të brendshëm në tremujorin e tretë. Përfitimet e Citigroup u rritën me 8%, në $19.4 miliard; Wells Fargo pati rënie me 13%, në $19.5 miliard.

Fitimet neto ranë me një-të-pestën tek Goldman Sachs, në $8.5 miliard, një pjesë e saj si rrjedhojë e vendosjes mënjanë të një shume parash në tremujorin e katërt për të mbuluar kosto të çështjeve gjyqësore. Banka pritet të përballet me gjoba të majme mbi rolin e saj në skandalin e 1MDB-së Malajzjane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë i çoi drejt mbylljes!

10 falimentimet më të mëdha botërore