“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje shpesh më ndodh të kem duart te plasaritura. Si kurohen?
Përgjigjet dermatologia: Përshëndetje ja disa mënyra për të kuruar duart tuaja. Vaji i ullirit është një hidratues shumë i mirë. Hidhni pak vaj ulliri në duar dhe masazhojini lehtë ato.Kamomili është një tjetër përbërës shumë i mirë për plasartijen e duarave. Zieni pak kamomil, lejeni të ftohet dhe më pas futni duart për 10-15 minuta në të. Lejini të thahen duart pa i fërkuar ato. Nëse simptomat vazhdojnë ju lutemi të bëni një vizitë dermatologjike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.