MENU
klinika

"Romanca" me kryeministrin britanik

Dikur “shpëtimtari i Evropës”, sot një dështak…

28.01.2020 - 18:30

Dy vjet e gjysmë më parë, Emmanuel Macron, presidenti i sapozgjedhur i Francës, shihej si “shpëtimtari i Evropës”.

Ai e filloi presidencën me shpresën për një “rilindje evropiane”, por përpjekjet e tij janë penguar nga armiqësia me Gjermaninë. Ai premtoi të “ringjallte” ekonominë franceze, por Franca vazhdon të eksportojë kapital. Ai flet për civilizim, por ka pasur më shumë se 60 fundjava të njëpasnjëshme protestash në rrugë. Papunësia është ulur, pak, por është akoma dyfish më e lartë se në Britani dhe Gjermani.

Macron është, ose pretendon të jetë, pak a shumë si Donald Trump. Në të vërtetë, Trump nuk është i vetmi që shkakton konflikte dhe ngacmime në arenën ndërkombëtare. Ashtu është edhe Macroni, i dashuruar me Putinin; Macron që “sulmon” NATO-n.

Tani marrëdhëniet e mira me Trump kanë marrë fund dhe Amerika po përgatitet të vendosë tarifa 100 përqind për verën dhe djathin francez.

Jo vetëm kaq, por plani i Macron për ndryshimet klimatike ka dështuar.

macron

Talenti i Macron për të humbur miqtë duket se nuk njeh kufij.

Macron ka nevojë për ndihmë dhe shoku i tij i ri më i mirë, çuditërisht, është kryeministri i Britanisë.

Emmanuel dhe Boris janë çifti më i çuditshëm në diplomacinë ndërkombëtare.

Johnson ishte një gazetar i shkëlqyer, i flaktë, Macron një teknokrat i zgjuar. Boris hyri në politikë me ambicie të mëdha. Macron qëndroi në hije. Boris vepron pa menduar. Macron planifikon gjithçka.

Boris i pëlqen gratë, shumë gra. Macron u martua me mësuesen e tij të shkollës së mesme të dramës, 24 vjet më e moshuar.

Megjithatë ka diçka që po ndodh midis këtyre dyve. Gjuha e trupit thotë se ata pëlqejnë njëri-tjetrin.

Megjithatë, çfarë i bashkon ata të dy?

Një marrëveshje tregtare është padyshim Tema A, Por ka shumë më tepër hapësirë ​, ku këta dy udhëheqës të punojnë së bashku.

Britania është aleati i vetëm i aftë i mundshëm ushtarak që Franca ka. Franca, e përfshirë në një konflikt në Afrikë, ka nevojë për ndihmë. Franca ka aksione në energjinë, transportin dhe shërbimet britanike.

Nëse Johnson mund të ruajë romancën e tij me Macron, mund të jetë një gur themeli i marrëdhënieve evropiane për vitet në vazhdim, duke përfituar të dy.

Boris mund ta mësojë Macron se si të mbajë një fjalim funny, madje të tregojë edhe shaka.

Macron ende duket se ka gjasa të kryesojë Olimpiadën e Parisit në 2024, dhe Londra 2012 ishte një triumf për Johnson si kryebashkiak i qytetit. Ndoshta ai mund të japë disa këshilla.

Si mbaron kjo marrëdhënie? Askush nuk e di.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Spectator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pres me padurim të punoj me ju për..."

Liderët botërorë urojnë Johnson-in për fitoren