MENU
klinika

Bien ndjeshëm bursat amerikane

Virusi apo justifikim i investitorëve për të shitur?

25.01.2020 - 17:52

Gjatë ditës së premte investitorët shitën masivisht aksione dhe kjo bëri që bursat amerikane të binin ndjeshëm.

E gjitha për shkak të frikës që po mbretëron si rrjedhojë e virusit të ri kinez që duket se po përhapet me ritme të shpejta.

S&P 500 regjistron kështu javën më të keqe në 6 javë. Të tre indekset kryesore të bursës amerikane u regjistruan në rënie gjatë së premtes, me Standard and Poor’s 500 që regjistron rënien më të madhe në më shumë se 3 muaj, menjëherë pasi autoritetet amerikane raportuan rastin e dytë në territorin amerikan të prekur nga virusi.

Fokusi kryesor i tregjeve dhe investitorëve për momentin është virusi i ri kinez. “Tregjet e urrejnë pasigurinë, dhe virusi ka mjaftuar për të injektuar një lloj pasigurie në tregje”– shprehen ekspertët dhe analistët e tregjeve.

Por, ka nga ata që mendojnë se investitorët thjesht ishin duke kërkuar për një arsye për të shitur. Shumëkush e konsideron virusin si një justifikim për të tërhequr fitimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat