MENU
klinika

Kundërshtojnë veprimin e amerikanëve

Vrasja e gjeneralit/ Irani gati të hakmerret!

03.01.2020 - 18:29

Udhëheqësi suprem i Iranit është zotuar të “hakmerret” për ata që janë përgjegjës për vdekjen e komandantit të lartë ushtarak Qasem Soleimani.

Soleimani u vra nga një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit të premten, të urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

62-vjeçari drejtoi operacionet iraniane në Lindjen e Mesme si kreu i forcës elitare Quds. Trump tha se ai shkaktoi miliona vdekje.

Vrasja shënon një përshkallëzim të madh në tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Soleimani u pa gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas Liderit Suprem Ayatollah Khamenei.

Nën udhëheqjen e tij 21-vjeçare të IRGC, Irani forcoi Hezbollahun dhe grupet e tjera militante pro-iraniane në Liban; zgjeroi praninë e saj ushtarake në Irak dhe Siri; dhe orkestroi ofensivën e Sirisë kundër grupeve rebele në luftën e gjatë civile të këtij vendi.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo tha se SHBA nuk dëshiron të degradojë situatën. Ai i tha Fox News: “Ne nuk kërkojmë luftë me Iranin, por nuk do të rrimë duarkryq, dhe t’i shohim jetët e Amerikës të rrezikuara”.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra iranianë kanë dale nëpër sheshe në Teheran dhe qytete të tjera.

Çfarë kanë thënë iranianët?

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei tha se “hakmarrja i pret kriminelët” që qëndron pas sulmit. Ai gjithashtu njoftoi tre ditë zi kombëtare.

Më vonë, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare, organi më i lartë i sigurisë i Iranit, tha që “Ky ishte gabimi më i madh strategjik i SHBA në rajonin e Azisë Perëndimore dhe Amerika nuk do t’i shpëtojë lehtësisht pasojave të saj,” në një deklaratë.

Map showing the location of the air strike

Ministri i Jashtëm Javad Zarif e quajti sulmin një “akt të terrorizmit ndërkombëtar”.

Gjenerali Esmail Qaani, nënkryetari i krahut të operacioneve të jashtme të Gardës Revolucionare, u emërua si pasardhësi i Soleimanit nga Ayatollah Khamenei.

Kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi dënoi “vrasjen” e Soleimanit si një “përshkallëzim të rrezikshëm” të tensioneve rajonale. Rusia tha se sulmi ishte një “vrasje” dhe një “hap i pamatur” nga SHBA.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se SHBA kishte “të drejtën” për të mbrojtur veten dhe lavdëroi Presidentin Trump për veprimin “me shpejtësi, forcë dhe vendosmëri”.