Në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të muajit të kaluar në Davos, Zvicër, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shpalli se Evropa duhej të ishte më e sigurt.
Kjo do të thotë “të rritet” në disa fusha. Por saktësisht ku? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Bashkimi Evropian duhet të identifikojë atë që ka për t’i ofruar pjesës tjetër të botës.
Natën e fjalimit të von der Leyen, i bëra pyetjen një drejtuesi të biznesit evropian dhe një ish-zyrtari të lartë publik. As ai nuk kishte një përgjigje.
Përfaqësuesit e fuqive të tjera kryesore në botë nuk përballen me të njëjtën luftë. Shtetet e Bashkuara janë një lider në inovacion dhe teknologji dhe krenohen me tregjet financiare. Ata gjithashtu posedojnë ushtrinë më të fortë në botë, duke garantuar epërsinë globale të Amerikës për të ardhmen.
Kina, nga ana e saj, është një kundërpeshë e fuqishme ekonomike dhe politike për SHBA, një pozicion kritik në zinxhirët e vlerës globale dhe, gjithnjë e më shumë, si një burim kryesor i investimeve të huaja direkte.
Megjithatë Evropa e sotme duket e pasigurt për rolin e saj global.
Mbretëria e Bashkuar ka dalë zyrtarisht nga BE. Rritja e populizmit po prodhon polarizim, paralizë dhe presione të brendshme aq të rënda sa mbijetesa e Bashkimit nuk duket më e sigurt.
Por është shumë shpejt që të shuhet Evropa. Sipas mendimit tim, ekzistojnë katër fusha kryesore ku BE mund të jetë një aktor global.
E para dhe më e dukshmja është tregtia. Sipas Bankës Botërore, BE-ja pas Brexit mbetet shtëpia e gati 450 milion njerëzve dhe krenohet me një mesatare të GDP-së për frymë afërsisht 36,000 dollarë. Kështu mbetet një partner tregtar shumë i dëshirueshëm.
Fusha e dytë ku Evropa mund të udhëheqë është Big Tech. Për shembull, Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), e zbatuar në vitin 2018, u dha banorëve të BE-së një kontroll të paparë mbi të dhënat e tyre personale, duke vendosur një standard të ri për rregullat e privatësisë. Në nivelin kombëtar, Franca ka ligje të rrepta për shpifjet dhe privatësinë.
Fusha e tretë ku Evropa mund të luajë një rol të rëndësishëm global është në konkurrencën midis SHBA dhe Kinës. BE mund të veprojë si një lloj gjyqtari.
Për të pasur sukses, Evropa do të duhet të merret jo vetëm me çështjet ekonomike, siç është lufta e vazhdueshme tregtare, por edhe me përplasjen ideologjike midis kapitalizmit demokratik të Amerikës dhe modelit të Kinës.
Fusha e katërt ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave perëndimore, veçanërisht liritë individuale ekonomike dhe politike. Tashmë, shumë vende e shohin modelin kinez si një rrugë alternative për zhvillimin. Evropa duhet të nxjerrë në pah mangësitë e kësaj qasjeje.
Ekziston arsye për të shpresuar që BE-ja, siç kërkon von der Leyen, “të përparojë”. Në fakt, përfundimi isaj Davos pasqyron një konsensus që është shfaqur midis liderëve politikë evropianë – veçanërisht kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Është koha për ta shndërruar këtë retorikë në veprim. Bota po përballet me shumë probleme ekonomike, duke përfshirë rivalitetin Sino-Amerikan, ndryshimin e shpejtë teknologjik, plakjen e popullsisë në ekonomitë e përparuara, përkeqësimin e pabarazisë së të ardhurave dhe përkeqësimin e lëvizshmërisë sociale, dhe degradimin e mjedisit.
Evropa mund ta ndihmojë botën për t’i kapërcyer ato. Por së pari, ajo duhet të sqarojë sesi.
Dambisa Moyo, një ekonomiste ndërkombëtar, është autore e katër librave më të shitur të New York Times.