MENU
klinika

Çfarë përfshin?

BERZH ka miratuar strategjinë e re për Shqipërinë

17.02.2020 - 09:48

Bordi i Drejtorëve i BERZH-it ka miratuar strategjinë e re për Shqipërinë, e cila përcakton kuadrin e punës së Bankës në vend për periudhën 2020-2025. Sipa businessmag, dokumenti, i këshilluar me autoritetet dhe publikun e gjerë në Shqipëri, identifikon prioritetet e BERZH-it si investitor dhe si partner në angazhimet e politikave në vitet në vijim.

Banka vijon ta konsiderojë dhe ta mbështesë përafrimin gjithëpërfshirës me BE-në si shtysën kryesore të jashtme për reformat në vend, duke përfshirë forcimin e mirëqeverisjes dhe sundimit të ligjit. BERZH është një bankë shumëpalëshe që promovon zhvillimin e sektorit privat dhe nismat sipërmarrëse në 38 ekonomi në tre kontinente.

Banka është në pronësinë e 67 vendeve si dhe të BE-së dhe EIB-së. Investimet e BERZH-it kanë si qëllim që ekonomitë në rajonin e vet të bëhen konkurruese, përfshirëse, të mirë qeverisura, të gjelbra, dhe të integruara. Deri tani, BERZH ka investuar mbi 1,4 miliard Euro në 97 projekte në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Investimet përmes 67-projekteve

BERZH 1.1 miliardë euro në Ballkan në 2019

Projekti për trenin Tiranë-Durrës-Rinas

BERZH zgjedh kompaninë që do mbikqyrë punimet