MENU
klinika

Do të vazhdojë të jetë president

Donald Trump shpallet i pafajshëm!

06.02.2020 - 09:06

Presidenti Donald Trump do të vijojë të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me një votim historik  në Senatin amerikan nuk u aprovua asnjë nga dy akuzat e ngritura ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për abuzim pushteti  lidhur me çështjen “Ukrainagate”  dhe akuzat e dytë për pengim të procesit të hetimit në Kongres.

Sikundër pritej në Senatin e kontrolluar nga republikanët  senatorët  për akuzën e parë votuan 52 kundër shkarkimit të Donald Trump dhe  48 vota pro. 

Dhe vetëm një republikan votoi kundër presidentit. Ai ishte ish-kandidati për president Mitt Romney senator në Utah. Gjatë fjalimit të tij në senat Romney u shpreh se Trump ishte fajtor pasi ka abuzuar me  besimin e popullit.

Edhe për akuzën e dytë pengim i procesit të hetimit  u votua 53 vota kundër dhe 47 pro shkarkimit të presidentit.

Gjyqi politik i të mërkurës i jep fund  procesit 5 mujor  të kërkuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, sipas të cilëve, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka abuzuar me pushtetin duke ushtruar presion mbi Ukrainën për të kërkuar hetim mbi ish- zvpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

Pas përfundimit të gjyqit në senat dhe ku Donald Trump u shpall i pafajshëm, kryetarja e Dhomës së Përfaqësueve Nancy Pelosi u shpreh se Trump mbetet “një kërcënim i vazhdueshëm për demokracinë Amerikane” dhe se republikanët e Senatit kishin “normalizuar  paligjshmërisë”.

Kreu demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se gjithmonë do të ketë “një yll gjigand pranë shkarkimit të presidentit”.

Pas vendimit të Senatit 73-vjeçari reagoi në rrjetin social “twitter”  duke postuar një video  duke dhënë sinjale se ai është gati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe gati për një mandate të dytë.  “Trump foverever”,  shkruhet në postimin e tij.

Donald Trump do të hyjë në historinë e SHBA si presidenti i tretë, i cili është përballuar me një gjyq për shkarkim në Senat dhe ku u shpall i pafajshëm.