MENU
klinika

Presidenca publikon mesazhin e Kim Mehmetit

“Ja arsyeja madhore për pjesëmarrje masive më 2 mars”

26.02.2020 - 13:29

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu përgjigjet akuzave të mazhorancës për manifestimin e 2 marsit, përmes një mesazhi të Kim Mehmetit, i cili shkruan mes të tjerash se “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti”.

Përmes një mesazhi në Facebook, Blushi shkruan se mesazhi i Mehmetit është një arsye madhore për pjesëmarrje masive në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta.

Mesazhi i Tedi Blushit:
Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit! ??️# PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka harruar se halli personal nuk mund të…"

Balla i përgjigjet Metës për ‘2 marsin’: Histori idioteske!

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet me disa pyetje Ballës

“Ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!