“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, po bëj disa ditë që kam dhimbje veshi të tmerrshme dhe nuk po punoj dot. Si ta kuroj? Më ndihmoni.
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi. Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Një mjekim shumë i mirë, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera për qetësimin e dhembjeve në vesh, është lëngu që përftohet nga druri i caracit. Për të përftuar këtë lëng këshillohet druri i njomë i tij. Drurin futeni në zjarr dhe do të vëreni se do të lëshojë lëng në fund të tij. Lëngun që del nga fundi i drurit e hidhni në një filxhan. Këtë lëng e përzieni me një sasi të barabartë me lëng preshi. Nga kjo përzierje hidhen në veshin e sëmurë tri pika. Ky mjekim vazhdon 3 deri 4 ditë. Nëse simptomat vazhdojnë ju këshilloj një vizitë më specifike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.