“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, nga të ftohtit më bëhen duart me morth. Çfarë të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Morthi është më i lehtë të parandalohet sesa të trajtohet. Rekomandohet kryerja e ushtrimeve fizike që ndikon në tonifikimin e enëve të gjakut. Aktiviteti fizik ndikon në gjithë aparatin kardiovaskular, duke përmirësuar funksionimin e enëve të vogla të gjakut, të cilat në këtë mënyrë bëhen më elastike dhe nuk kanë tendencë të tkurren nën efektin e të ftohtit. Në mjekimin e morthit në radhë të parë ndihmojnë shumë masat që duhen të merren për mbajtjen ngrohtë të trupit nëpërmjet veshjeve të ngrohta dhe të përshtatshme për stinën e ftohtë të dimrit.
– Shmangni ndryshimet e shpejta të temperaturës (dalja e menjëhershme nga ambientet e nxehta në ato të ftohta).
-Përdorimi i këpucëve, çorapeve dhe dorezave të ngrohta.
-Përdorimi i kapuçave dhe shallit për të mbrojtur veshët dhe hundën.
-Shmangni çorapet, këpucët e ngushta.
-Shmangni përdorimin e ujit të ftohtë dhe ujit shumë të nxehtë.
Për më tepër bëni një vizitë tek dermatologia.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.