MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam gurë në tëmth. Çfarë të bëj?

10.02.2020 - 11:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata

Pacientja: Përshëndetje, unë jam 65 vjeçe dhe kam gur në tëmth. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Nëse fshikëza e tëmthit nuk arrin të zbrazet siç duhet, krijohen kristale që dalëngadalë kthehen në gurë. Kjo do të thotë që në tëmth ka prani inflamacioni, duke krijuar atë që në gjuhën mjekësore quhet kolecistit. Kemi dy lloje gurësh që krijohen në tëmth: nga yndyrat e larta dhe gurë të thjeshtë. Trajtimi i sëmundjes varet nga gjendja e pacientit dhe prania ose mungesa e komplikacioneve. Rastet jo të komplikuara shpesh mund të trajtohen në baza ambulatore; rastet e ndërlikuara mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Antibiotikët mund të jepen për të menaxhuar infeksionin. Për më tepër duhet të bëni një vizitë më specifike për të parë gjendjen tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm në këtë mënyrë do të shpëtoni nga ky problem

Mjaft përdorët vaj ulliri për nxjerrjen e gurëve të tëmthit