MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam kohë që vuaj nga hemorroidet. Çfarë të bëj?

21.02.2020 - 12:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 60 vjeçe dhe kam kohë që vuaj nga hemorroidet. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Hemorroidet prekin 50% të popullsisë pas moshës 50 vjeç. Mund të jenë të brendshme ose të jashtme dhe ndonëse rrallëherë  prania e tyre mund të jetë një rrezik serioz shëndetësor, ato shkaktojnë shqetësime për këdo që është prekur prej tyre. Në shumicën e rasteve, hemorroidet (qofshin të brendshme ose të jashtme) mund të kurohen në shtëpi, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta. Së pari, shmangni lodhjen dhe qëndrimin ulur shumë gjatë. Kur jeni në një karrige, ju duhet të përdorni një jastëk. Pini shumë ujë (2 litra në ditë), dhe duke ngrënë një sasi të mirë fibrash ndihmon për të shmangur kapsllëkun, gjë që përkeqëson simptomat. Për më tepër ju sugjeroj një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hemorroidektomia

Operacioni i hemorroideve

Përgjigjet mjeku Gastroenterolog – Hepatolog

Më shqetësojnë hemorroidet! Si të evitoj operacionin?