Ministri i Jashtëm evropian, Josep Borrell, paralajmëroi për konflikte të mundshme midis forcave ruse dhe turke në Siri.
Ai u bëri thirrje evropianëve të gjejnë një mënyrë për të ndikuar në zgjidhjen e konfliktit.
“Ne jemi dëshmitarë të konflikteve midis regjimit sirian dhe forcave turke, për të mos përmendur rrezikun e konfliktit midis ushtarëve turq dhe rusë,” tha Borrell në Parlamentin Evropian.
Borrell është planifikuar të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO sonte në selinë e Aleancës në Bruksel.
Fakti që Bashkimi Evropian nuk mund të ndikojë në krizën siriane shkakton një “ndjenjë zhgënjimi” pasi Bashkimi Evropian është i pafuqishëm.
Evropa nuk është në këtë pozicion, ne vazhdimisht po u bëjmë thirrje të gjithëve që të ndalojnë sulmet ndaj popullatës civile, të ndalojnë parandalimin e qasjes humanitare. Por ne e dimë se kjo është një deklaratë parimore që nuk mbështetet nga asnjë forcë që mund ta vendosë atë në fuqi,” tha Borrell.
Ndërkohë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot se do të godasë regjimin sirian “kudo në rast të sulmeve të reja ndaj forcave turke në Siri, dhe akuzoi Rusinë për pjesëmarrje në një masakër të civilëve në veriperëndim të vendit.