MENU
klinika

Dy raste të konfirmuara…

Koronavirusi nuk kursen as serbët

25.02.2020 - 13:21

Dy serbë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Diamond Princess” në Japoni, janë testuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të martën për agjencinë “Tanjug”, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiq ka thënë se ata janë dy anëtarët e fundit prej 11 sa ishin në ekuipazhin e anijes, që ishte futur në karantinë tash e disa javë në portin e Yakohamas.
Bëhet fjalë për dy shtetas serbë të moshës 29 e 30 vjeç.

“Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm me ta, të gjithë serbët që ishin në anije kanë numrin kontaktues të ambasadës”, ka thënë Daçic.

Të infektuarit e fundit janë vendosur në një spital të sapohapur, 300 kilometra larg Tokios.

Në anijen “Diamond Princess” ishin rreth 3.700 udhëtarë, e rreth 600 prej tyre janë prekur nga koronavirusi.

Anija ndodhet në karantinë, në portin e Yakohams, që nga 3 shkurti. Deri tani, në gjithë botën, kanë vdekur mbi 2.600 persona shkaku i koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm"

“Koronavirus në Shqipëri”, Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme