MENU
klinika

Shkruan Kimete Berisha

“Kurtit! E pranove, s’e pranove-flamuri ekziston”

15.02.2020 - 17:37

Kush është ai budalla që me mend n’kry’ thotë se flamurin e Kosovës nuk e pranoj. E pranove, s’e pranove-flamuri ekziston. A ka më budallaki se me mohu realitetin…

Ti ke të drejtë mos me t’pëlqy vetja e me ndërhy me ndryshu hundë e buzë, jo flamurin. Ti ke të drejtë me kërku me ndryshu gjininë tënde në Kosovë, por Evropa s’të jep të drejtë me ndryshu flamurin që është veç një copë bezi

Shkruan Kimete Berisha:

“Ti vetëm ndrysho. Edhe Albin Kurti ka të drejtë me ndryshu. S’di pse ju habit ndryshimi i tij.

S’di pse keni kujtuar se ai do të marrë ‘në thua’ në shtizën e flamuri të Kosovës. Nuk e ka ‘armiku’ i Albinit atë nafakë. Cilit flamur? Ende pa krijuar sentiment për të, me marrë në thua në të, e me ia pa sherrin.

Jo. Se as dasmat njëherë për njëherë nuk bëhen me flamurin e Kosovës, pa valu flamuri kuq all, nuk ndjejmë tani për tani. Por s’i dihet sentimentit. Sa kush u dashuru bash në tipin që e ka pas më së shumti mërzi, që thonë krejt çka e ke mërzi ta çon Zoti. Krejt papritur, nata bëhet ditë e fillon ndryshimi.

Kush është ai budalla që me mend n’kry’ thotë se flamurin e Kosovës nuk e pranoj. E pranove, s’e pranove-flamuri ekziston. A ka më budallaki se me mohu realitetin. Krejt çka mund të thuash: flamuri s’është i bukur mjaftueshëm dhe e kisha zbukuru pak, ja kisha zbut pak kontrastin mavi-sari.

Ti ke të drejtë mos me t’pëlqy vetja e me ndërhy me ndryshu hundë e buzë, jo flamurin. Ti ke të drejtë me kërku me ndryshu gjininë tënde në Kosovë, por Evropa s’të jep të drejtë me ndryshu flamurin që është veç një copë bezi.

Tek e fundit kush po mërzitet për pamjen e flamurit. Albini nuk e ka pranuar flamurin e Kosovës, atëherë kur askush s’ka kërkuar nga ai ta pranoj, pra, kur ka qenë komod dhe ka pas luks të zgjedh.

Prandaj, Liria personale është më e bukura në botë, por ajo liri s’të çon askund, përveç në qiell, ku s’të duhet pushteti. Tash kur prej Albinit Kryeministër kërkohet ta pranoj flamurin-ky nornal që e pranon atë, nuk u tranu me shti ‘kry’ me basma e me bojna.

P.S. Vetëm gjenitë përshtaten dhe ndryshojnë. Budallenjtë myken me një palë mend duke pritur që ‘ndryshimet’ t’u përshtaten atyre.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat