MENU
klinika

Nga The Guardian

Ky miliarder mbetet ende “kërcënim” për Trumpin!

25.02.2020 - 16:03

Të mërkurën në mbrëmje, Michael Bloomberg tregoi gjithë paaftësinë e tij në fazën e dytë. Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut pengohej vazhdimisht.

Ai rrotullonte sytë ndërsa kandidatët e tjerë flisnin. Ylli i debatit ishte, padiskutim, Elizabeth Warren.

Duke qëndruar pranë Warren, Bernie Sanders et al, Bloomberg dukej tërësisht i papërfshirë. Sidoqoftë, pati momente gjatë debatit, kur dikush pyeti nëse mesazhi i tij, “Unë jam i pasur, di se si të krijoj pasuri për ju” ishte i panevojshëm.

Një nga momentet më të paharrueshme në historinë e debatit ishte kur u diskutua se si një kandidat mashkull i trajton gratë, dhe ka fuqinë të ndikojë në opinionin publik.

Llogaritja, e artikuluar nga Sanders, është se e vetmja mënyrë për të mposhtur Trumpin është të ofrosh krejtësisht të kundërtën e asaj që ofron ai, dhe qartë Bloomberg nuk do ta bëjë këtë.

Ndërkohë, Amy Klobuchar është shumë nervoze, dhe Buttigieg mbetet shumë kurioz.

Sa për Biden, qetësia e tij, mënyra se si ai fillon të gjitha fjalitë e tij me “le të  dalim drejt e në temë”, është për tu vlerësuar.

Unë kam jetuar në SHBA për 12 vjet dhe tre cikle zgjedhore, dhe përveç inaugurimeve, jo shumë momente mbeten në memorie.

Shpërthimi i Bloomberg të mërkurën, do të mbahet mend gjithsesi, por ndoshta sepse, për arsye depresionuese, mund të mos e përjashtojë atë nga gara.

Emma Brockes është një kolumniste e The Guardian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I vetmi demokrat që mund të mposhtë Trumpin"

Michael Bloomberg zyrtarisht në garën presidenciale