15.02.2020 - 22:13
Atletja shqiptare Luiza Gega e ka nisur këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi u përzgjodh më e mira e Europës për muajin janar, ajo rikonfirmon titullin Kampione Ballkani për herë të 7-të.
Atletja shqiptare u shpall më e mira në Kampionatin Ballkanik të Atletikës 2020 që u zhvillua në Stamboll, Turqi. Në garën e 3 mijë metrave, Gega dha kohën më të mirë.
Tashmë synimi është Olimpiada e Tokyos në muajin gusht, aty ku Luiza pretendon që për herë të parë të futet në garën finale, që do të ishte arritja më e mirë e gjithë kohërave e atletikës shqiptare në Lojërat Olimpike.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rezultati më i mirë i vitit
Izmir Smajli shpallet sërish kampion Ballkani
Atletja shqiptare