Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur nga Federata Europiane e Atletikës si “Atletja më e mirë Europiane e muajit janar”. Një vlerësim për rekordmenen kuqezi, që pikërisht në janar vendosi edhe një rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa.
Në Karlsruhe të Gjermanisë, më 31 janar, ajo garoi në kohën 8’44”46, rekord kombëtar në këtë distancë. Në këtë vlerësim të madh që iu bë Gegës kanë ndikuar edhe votat e mijëra fansave të saj dhe atletikës që kanë ardhur në adresë të atletes kuqezi.
Gega këtë vit synon të tjera medalje, përfshi edhe Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku maksimumi do ishte pjesëmarre në garën finale. Ndaj, ky vlerësim është një shtysë për kampionen e pistës shqiptare, për të vijuar në këtë rrugë.