MENU
klinika

Ja çfarë vendimesh u morën!

Mbyllet dita e dytë e Kongresit të PS, miratohet statusi i ri

29.02.2020 - 19:27

Në sesionin e dyte te Kongresit te PS u miratua statuti i ri. Mësohet se në këtë sesion të dytë, që u zhvillua me dyer të mbyllura, në Kongres u lexua e plotë kërkesa për mocion nga 8 socialistët, mes tyre edhe Arta Dade, Maqo Lakrori etj.

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore dhe për pasojë nuk u mor në konsideratë. Gjatë këtij sesioni nuk pati asnjë diskutim.

Në sesionin e dytë të Kongresit, u miratuan ndryshime teknike në statutin e PS. U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.

U fut në statut koncepti i bashkëdrejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS.Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion.

U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqerte për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!