“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, kam lutha në këmbën e majtë. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigjet dermatologia: Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virus i(virusi human papilloma). Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Zhvillimi i lythave ndodh më tepër kur kemi çrregullime të sistemit imunitar. Lythat kanë forma dhe madhësi të ndryshme por zakonisht ato paraqiten si gunga të vogla, ovale në lëkurë. Për ti hequr përdorim lëkurë limoni. Presim një copë lëkure limoni pak më të madhe se lytha ku do e vendosim. E vendosim lëkurën e limonit sipër lythës dhe me pas vendosim fashën duke e mbyllur mirë vendin ku vendoset lythi. Çdo ditë ndërrojmë lëkurën e limonit, duke e mbajtur lythën e mbuluar sa më shumë kohë të jetë e mundur. Pas një jave lythi shkëputet plotësisht. Përdorimi i borzilokut. Vendosim borzilok sipër lythave dhe e më pas e bllokojmë me fashë në mënyrë që mos përshkohet nga uji. Përsëriteni këtë për çdo ditë për rreth një javë. Veprimi i borzilokut bën shkëputjen e lythave. Për më tepër ju këshilloj një vizitë më specifike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.