MENU
klinika

Mesazhi për protestën e Metës

“Në zjarrin e urrejtjes”/ Rama-opozitës: Jeni të dënuar!

22.02.2020 - 17:34

Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare lidhur me ndihmat e mbledhura nga konferenca e donatorëve duke thënë se qeveria do të shpërdorojë ndihmat e dhëna, kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort.

Rama me anë të një shkrimi në Twitter shkruan se nuk duhet humbur koha me ta. Ndër të tjera kryeministri shkruan se janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre. Sipas Ramës sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit.

Albanian Prime Minister Edi Rama attends the second day summit meeting of the Central European Initiative (CEI) in Zagreb on December 4. 2018. – Leaders of Central Europe arrived in Zagreb to attend a two day summit meeting of the CEI which is taking place in Zagreb and which marks the completion of Croatia’s year-long presidency over this regional initiative. (Photo by DAMIR SENCAR / AFP) (Photo credit should read DAMIR SENCAR/AFP/Getty Images)

Ky mesazh i Ramës vjen si një përgjigje edhe ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka thirrur në protestë shqiptarët, më 2 mars, siç thotë ai, kundër qeverisë së krimit dhe grushtit të shtetit.

“Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar. Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan,shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…”, shkruan Kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

“Protesta e 16-Shkurtit do të sjellë ndryshimin politik”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!