MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Po vuaj nga kruarja e kokës dhe zbokthi. Si ta shëroj?

03.02.2020 - 11:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam disa ditë që më kruhet koka dhe kam zbokth. Si ta kuroj?

Përgjigjet dermatologia: Kruarja e kokës është një tregues i zbokthit, grimcave të bardha të ngjashme me flokët e dëborës. Zbokthi shfaqet edhe si pasojë e ndryshimeve të motit, stresit dhe sheqerit të tepërt. Nëse keni lyer flokët dhe ju kruhet koka, atëherë jeni prekur nga një reagim alergjik. Skalpi është shumë i ndjeshëm ndaj shampove apo bojrave të flokëve. Përdorni uthull molle. Uthulla e mollës ka veti anti-inflamatore që mund të vrasin mikrobet dhe infeksionet fungale në kokën e irrituar. Për më tepër, kjo gjithashtu balanson nivelin e pH-së të kokës duke hequr qafe thatësinë dhe irritimin e lëkurës. Përzieni një sasi të barabartë të uthullës së mollës dhe ujit si dhe aplikojeni në kokë. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me shampo. Nëse simptomat vazhdojnë do t’ju këshilloja një vizitë dermatologjike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbuloni nga se shkaktohen?

Gunga të verdha, zbokth, kore?