MENU
klinika

"Implikimi dhe provat kundër murtajës vazhdojnë"

Meta me tone të ashpra: Kam dalë në sheshin e betejës…

24.02.2020 - 13:20

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, foli me tone të ashpra për media jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ku dorëzoi sot kallëzimin penal për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. I pyetur se pse Presidenti po ndërmerr një akt të paprecedentë për manifestim më 2 mars, Meta u përgjigj “Më thoni a ka ndonjë republikë në botë dhe në Evropë të një vendi anëtar të Këshillit të Evropës, të një vendi që synon të çel negociatat, ku në mënyrë më mafioze i rrëmbehen kompetencat Presidentit”.

Ndërsa, insistimit të gazetares Lala se “ku synoni të arrini me manifestimin e 2 marsit?”, Kreu i Shtetit iu përgjigj me tone të ashpra se “Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetarë që dëshiron të jetojë në liri e demokraci, ku ligji është i barabartë për të gjithë, duke filluar nga Presidenti deri te çdo qytetar. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës, që të shkelet Kushtetua në këtë mënyrë, nuk ka asnjë vend që të mos ketë Gjykatë Kushtetuese, vetëm për të kapur drejtësinë.

Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të zgjidhet prokurori i përgjithshëm me më pak se 84 vota, siç e thotë Kushtetuta. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të bëhen zgjedhje njëpartiake. Një ka ndodhur askund që të bëhet një grusht shteti. Provat vazhdojnë, implikimi vazhdon, të gjithë i presë më 2 mars, kundër murtajës që do zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri”. Kjo është hera e dytë, që Kreu i Shtetit i drejtohet Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi më herët ka kallëzuar penalisht edhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas përplasjeve me të për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meta paralajmëron: Të hënën kallëzim në SPAK

“Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!