MENU
klinika

Nga Financial Times

Pse BE po tregohet kaq e ashpër me Britaninë?

23.02.2020 - 18:14

Qeveritë e BE këtë javë duket se do të ashpërsojnë “qëndrimin” e bllokut përpara nisjes së bisedimeve tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadorët nga 27 vendet e BE do të takohen të hënën për të diskutuar një projekt të ri, i cili do të udhëzojë qasjen e Komisionit Evropian për negociatat e marrëdhënieve të ardhshme me Britaninë që janë caktuar të fillojnë javën e ardhshme.

Të dyja palët kanë vizione shumë të ndryshme lidhur me idenë se si duhet të duket ajo marrëdhënie, me Mbretërinë e Bashkuar, duke theksuar dëshirën e saj për t’u çliruar nga rregullat e BE dhe paralajmërimn e Brukselit se kjo do të zvogëlojë hyrjen në treg.

Diplomatët thanë se çështja kryesore e pazgjidhur ishin kërkesat rregullatore që blloku do t’i bashkëngjiste një marrëveshjeje tregtie pa tarifa, pa kuota me Britaninë.

Drafti origjinal, që qarkulloi në fillim të këtij muaji, tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë në përputhje me rregullat e BE-së për mjedisin dhe tregun e punës dhe se gjithashtu duhet të vazhdojë të zbatojë kufizimet e BE-së për ndihmën shtetërore.

Britania tashmë i ka quajtur këto kërkesa si të papranueshme, por Parisi dhe vendet e tjera të BE-së kanë punuar gjatë javëve të fundit për t’i forcuar ato.

Franca ka shkuar edhe më larg, duke iu bërë thirrje që kompanive nga Mbretëria e Bashkuar të kërkohet të qëndrojnë në përputhje me rregullat e BE-së, pasi ato evoluojnë gjatë viteve në vazhdim.

Diplomatët vunë në dukje se BE kishte plane të mëdha për të forcuar legjislacionin mjedisor në vitet në vazhdim, dhe se kjo do të vendosë detyrime të reja rregullatore për kompanitë evropiane. Qeveritë janë të bindura se kjo nuk duhet të lejohet të çojë në një avantazh të padrejtë konkurrues për kompanitë britanike.

Zyrtarët e BE thanë që teksti nënkupton që rregullat e ardhshme të BE-së dhe Britanisë së Madhe do të evoluojnë në një mënyrë të ngjashme.

Diplomatët thanë se ishte e paqartë në këtë fazë nëse ambasadorët do të jenë në gjendje të bien dakord për projektin, apo nëse ministrat do të duhet të negociojnë detajet përfundimtare.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Financial Times/ konica.al