Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është vlerësuar vazhdimisht nga Presidenti Trump. Në muajt e fundit presidenti e ka etiketuar Johnson si “fantastik”, si “njeri të mirë” dhe e ka quajtur atë “Trumpin britanik”.
Sidoqoftë, kryeministri ka ngurruar për t’i kthyer komplimentit para publikut vendas.Arsyeja për këtë mund të jetë mospëlqimi i Trump nga britanikët.
Në vazhdën e këtyre zgjedhjeve, Johnson dhe anëtarët e administratës së tij kanë organizuar një seri sulmesh publike ndaj presidentit dhe kërcënuan se do të ndërpresin aleancën e gjatë të vendit me Shtetet e Bashkuara.
Ndërhyrjet duket se janë pjesë e një përpjekje të koordinuar për të vendosur distancë midis kryeministrit dhe Trump.
Ekonomia botërore
Muajin e kaluar Trump kërcënoi një luftë të re tregtare me vendet evropiane mbi mbështetjen e tyre të vazhdueshme për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Kërcënimet u pasuan nga një përgjigje e ashpër nga Johnson këtë javë. Kryeministri përdori fjalimin e tij të parë të rëndësishëm për Brexit që nga zgjedhjet e përgjithshme për tiu përgjigjur kërcënimeve të presidentit, duke sulmuar Trumpin dhe strategjinë e tij ekonomike “proteksioniste”. “Tregtia e lirë po mbytet”, tha Johnson të hënën, duke iu referuar betejave të vazhdueshme tregtare midis Uashingtonit dhe Kinës. “Dhe nuk është faji i njerëzve, nuk është faji i konsumatorëve individual. Kam frikë se janë politikanët ata që nuk po arrijnë të udhëheqin.”
Huawei
Johnson sulmoi gjithashtu Trump, edhe muajin e kaluar, kur ai kundërshtoi kërcënimet e përsëritura nga Trump dhe ranë dakord një marrëveshje për të lejuar kompaninë kineze Huawei të punonte për zhvillimin e rrjetit 5G të vendit. Vendimi erdhi pas disa ndërhyrjesh nga aleatët e Trump, të cilat raportohet se “irrituan” Kryeministrin.
Vrasja e Qassem Soleimanit
Vendimi i Trumpit për të vrarë Qassem Soleimani muajin e kaluar u kritikua shpejt nga administrata e Johnson, me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, që paralajmëroi se konflikti i mëtejshëm me Iranin nuk ishte “në interesat e Britanisë”. Raab më pas paralajmëroi që terroristët “do të ishin fituesit e vetëm” të çdo konflikti me Perëndimin. Kërcënimet e Trumpit për të synuar vendet kulturore iraniane u kritikuan gjithashtu nga Johnson, me zëdhënësin e tij që iu tha gazetarëve në Londër se çdo përpjekje për ta bërë këtë do të ishte një krim lufte.
Përkthyer dhe përshtatur nga Business Insider/ konica.al