14.02.2020 - 14:55
Rritja me 200 lekë e tarifave të paketave të kompanive celulare në Shqipëri, do të pezullohet. Autoriteti i Konkurrencës ka marrë vendimin për të pezulluar tarifat e reja të kompanive celulare. Përpos pezullimit të përkohshëm të tarifave pritet nisja e një hetimi për shkeljen e konkurrencës në treg.
Si pasojë e këtij vendimi, deri në përfundimin e hetimit, kompanitë janë të detyruara të operojnë me tarifat e vjetra ekzistuese në treg. Kujtojmë se së fundmi janë rritur me 200 lekë tarifat e paketave me parapagesë dhe rritja është bërë për secilën nga paketat ekzistuese.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuza gjigandëve të celularëve
Italia gjobit rëndë Apple dhe Samsung: Ngadalësuan modelet e vjetra
Dossier/ Tregu i punës
Gjermania hedh sytë në Shqipëri
Zëvendësim i realitetit