MENU
klinika

Çfarë humbet

Sa do t’i kushtojë BE-së, “divorci” me Mbretërinë e Bashkuar?

02.02.2020 - 22:20

Pasi u ul nga parlamenti evropian, flamuri britanik, nisën të bëhen llogaritë se sa do të kushtojë divorci me Britaninë e madhe.

Që nga 1 shkurti, Bashkimi evropian është më i vogël sepse për të parën herë në historinë e tij, humbet një vend anëtar. Do të ketë 66 milionë qytetarë më pak, por ajo që rëndon më shumë është gropa në buxhetin e ardhshëm komunitar; do të mungojnë në fakt rreth 13 miliardë euro. Dhe kjo nuk është pak nëse mendohet se shuma do të mbulohet tani nga kontribuesit e tjerë evropianë.

Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 3.5 milionë qytetarë që vijnë nga vendet evropiane.

Për ta, ka kohë deri në qershor të vitit të ardhshëm që të zgjedhin skemën e qëndrimit, një program që u lejon të qëndrojnë në mbretërinë e bashkuar dhe të ruajnë të gjitha të drejtat që gëzonin para Brexitit.

Por në anën tjetër, mund të shtohen taksa që studentët evropianë paguajnë për të vazhduar studimet në mbretërinë e bashkuar. Nga 9 mijë stërlina që paguajnë mesatarisht tani në më shumë se 10 mijë. Ndërsa ngërçi më i madh që duhet zgjidhur ka të bëjë me tregtinë. Nëse nuk do të ketë marrëveshje precize, ekziston rreziku që të kthehen doganat, e bashkë me to, edhe taksat.