MENU
klinika

Ahmetaj nxjerr statitikat

Sa pallate dhe banesa janë për t’u shembur në Tiranë?

12.02.2020 - 10:23

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka bërë me dije se ende pas tërmetit të 26 nëntorit janë 10 mijë e 23 banorë ende në çadra të pavendosur në shtëpi. Kurse 12 mijë të tjerë sipas tij kanë përfituar bonusin e qirasë. Më tej Ahmetaj sqaron se nga vlerësimi i thelluar deri tani në Tiranë dalin 115 pallate dhe 1523 banesa për t’u shembur me një procedurë të thellë.

“Të gjitha pikat do të përmblidhen në një prezantim të shkurtër. Fokusi sot do të jetë tek ecuria, zonat e reja, shpronësimet, modelet e banesave, raporti përfundimtar dhe projekti me entin kombëtar të banesave të Turqisë. Jemi në nivelin 51 mijë e 106 banesa ndërsa 8 125 banesa janë të pabanueshm. Vazhdon vlerësimi i thelluar në Tiranë dhe Institutit të Ndërtimit i cili parashikohet të përfundojë në fillim marsi apo fund prilli. Kam sjellë disa statistika qoftë në zonën jashtë Tiranës qoftë brenda Bashkisë së Tiranë.

357 pallate të inspektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur dhe procedurë të përshpejtuar. 242 për t’u rikonstruktuar. Ndërkohë janë 1523 banesa për t’u shembur. Sa i përket shkollave janë inspektuar 79 teksa 72 janë për rikonstruksion. Shumë shpejt do të kalojmë në fazën e dytë. Po ashtu edhe për qendrat shëndetësore. Bashkia e Tiranës është një hap mbrapa por ka filluar “working process”. Në të gjithë vendin janë 10 mijë e 23 qytetarë ende në çadra ndërsa 12 mijë banorë kanë përfituar bonusin e qirasë. Me lejet e ndërtimit kemi avancuar duke dhënë 1455 me procedurë të përshpejtuar.

Aplikimi në platformë do të jetë detyrim ligjor. Bën të mundur përfitimin në raport me dëmin dhe frymët në familje, qoftë në aspektin financiar apo metrave katrorë. Janë më shumë se 14 mijë aplikime. E filluam me 200 aplikime në ditë, arritëm në 2000. Në portalin e Rindërtimit kemi të gjithë informacionin për çdo donacion, aktivitet apo veprim. Do të administrohet nga AKSHI. Organizatat të sjellin informacion që çdo gjë që ndodh në procesin e Rindërtimit të jetë në këtë website.”– tha Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rindërtimi, investimet dhe rritja ekonomike

‘Themelet’ mbi të cilat u ngrit buxheti 2020

Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”