MENU
klinika

Nga The Guardian

Si Salvini po e “përdor” koronavirusin…

24.02.2020 - 19:25

Ish-ministri i brendshëm i ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, ka provuar të politizojë shpërthimin e koronavirusit në vend, duke sulmuar qeverinë italiane për të mos mbrojtur kufijtë e vendit.

Të dielën, Salvini, i cili është edhe lideri i partisë Lidhja, i bëri thirrje kryeministrit Giuseppe Conte të hiqte dorë nga qeverisja “nëse ai nuk është në gjendje të mbrojë Italinë dhe italianët”.

Gjatë një konference për shtyp në Xhenova, Salvini tha: ‘‘Qeveria e ka nënvlerësuar koronavirusin. Lejimi i migrantëve për të ardhur nga Afrika, ku u konfirmua prania e virusit, është e papërgjegjshme.” Afrika deri më tani ka pasur vetëm një rast të konfirmuar të Covid-19, në Egjipt.

Të shtunën, autoritetet italiane zbatuan masa drakoniane në përpjekje për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit në veri të vendit, përfshirë vendosjen e gjobave.

Policia është duke patrulluar 11 qytete, kryesisht në rajonin e Lombardisë, ku u shfaq rasti i parë.

Nuk është hera e parë që Salvini ka shfrytëzuar krizëa të tilla për të kritikuar qeverinë dhe migrantët. Në fund të janarit, ai sulmoi Conten për zbarkimin e migrantëve të tjerë në Itali kur virusi ende nuk ishte shpërthyer në vend.

“Ne duhet të mbyllim kufijtë tanë me forca të blinduara”, tha Salvini më 30 janar.

Duke iu referuar shfrytëzimit politik të Lidhjes, Paola de Micheli, ministrja e infrastrukturës, e quajti Salvini “një çakall”.

“Politika duhet të bashkohet,” u tha De Micheli gazetarëve të hënën përpara asamblesë kombëtare të partisë Demokratike në Romë. “Ata si Salvini, të cilët aspirojnë të kenë një rol institucional të një niveli të lartë, tregojnë se nuk e meriton postin”.

Ndërkohë, Conte ka bërë të ditur se ka kontaktuar me Salvini por që drejtuesi i Lidhjesnuk iu përgjigj thirrjes së tij.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al