MENU
klinika

Anti- Shpifja dhe emërimet në Kushtetuese

‘Venecia’ zbarkon sot në Tiranë, dy delegacione brenda 4 ditësh

10.02.2020 - 10:03

Dy delegacione nga Komisioni i Venecias zbarkojnë brenda katër ditësh në Tiranë për të filluar takimet lidhur me Anti- Shpifjen dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Duket se ‘Venecia’ do i kushtojë më shumë rëndësi të parës, pasi sot dhe nesër do të diskutohet drafi i amendamenteve në ligjin 97/2013 për Mediat Audiovizive.
Janë tre institucione në fakt që kanë çuar në Venecia këtë çështje. E para ishte mazhoranca e cila u tërhoq ditën e votimit në Kuvend duke ia çuar për opinion Komisionit.

Më pas ishte Këshilli i Europës kurse OSBE çoi qëndrimet e saj lidhur me këtë paketë. Ndërkohë gazetari Ergys Gjençaj raporton se tashmë takimet e Komisionit të Venecias kanë filluar me Kryesinë e Kuvendit në orën 09:15 në një mision faktmbledhës lidhur me paketën Anti- Shpifje.
Por një delegacion i dytë vjen në datën 13- 14 shkurt për të filluar takimet lidhur me atë që u quajt ‘Ngërçi’ në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja opinionet për këto dy ështje Komisioni i Venecia do i diskutojë në seancën plenare të 20- 21 marsit.

Një përplasje mes mazhorancës dhe Presidencës ndodhi nëntorin e kaluar teksa Presidenti Meta nuk dekretoi Arta Vorpsin e cila u konsiderua nga mazhoranca si anëtare për Gjykatën Kushtetuese automatikisht por zgjodhi Marsida Xhaferllarin. Të dyja institucionet, Presidenca dhe Kuvendi e kanë çuar çështjen në Venecia lidhur me procesin e emërimeve në këtë Gjykatë.
Meta pretendon se KED shkeli ligjin duke mosrespektuar radhën e dërgimit të emrave me akuzën se është e kapur nga mazhoranca, kurse kjo e fundit pretendon se Meta ka kryer shkelje.

Madje në 2020 në Komisionin e Ligjeve u miratua mekanizmi zhbllokues për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese si dhe të Lartë, kur Presidenti nuk i thërret. Parashikohet sipas mekanizmit që nëse Presidenti nuk thërret gjyqtarin përkatës për betim, ai ta bëjë me shkrim dhe ia dërgon Presidentit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!