MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Vuaj nga riniti alergjik. Çfarë duhet të bëj?

26.02.2020 - 11:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, unë jam 56 vjeçe dhe vuaj nga riniti alergjik. Çfarë duhet të bëj

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Riniti shkaktohet nga inflamacioni apo irritimi i mukozës së hundës”, i cili ndodh si përgjigje ndaj disa agjentëve përfshi dhe infeksionin dhe alergenët ambientale. Riniti alergjik përcaktohet klinikisht si një “çrregullim simptomatik të hundës i nxitur nga inflamacioni i ndërmjetësuar nga Imunoglobulinat E (IgE) pas ekspozimit të mukozës nazale (të hundës) ndaj alergenëve të ndryshëm ambientalë si polenet, pluhuri i shtëpisë, myqet, epiteli kafshëve etj. Trajtimi përmbledh evitimin e alergenëve, trajtimin medikamentoz dhe imunoterapia alergenspecifike (vaksina). Në momentin që është identifikuar alergeni shkaktari i rinitit, mjeku alergolog së bashku me pacientin do të hartojnë një plan për evitimin e alergenit që shkakton sëmundjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN