MENU
klinika

"Njoftimet të transmetohen pa shpërblim"

AMA: Mediat audiovizive të shmagin lajmet e rreme që krijojnë panik!

09.03.2020 - 11:48

Autoriteti i Mediave Audivizive ka paralajmëruat të gjitha mediat audiovizive për të vijuar trasnmetimin e lajmeve që lidhen me përhapjen e koronavirusit në nivel profesional dhe etik duke shmangur lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë panik të panevojshëm tek ndjekësit e tyre. AMA njofton se këto subjekte audiovizive duhet të mbajnë parasysh transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes për publikun lidhur me masat ndaj koronavirusit dhe zhvillimeve rreth tij.

“Në përmbajtjet e transmetuara nga mediat audio dhe audiovizve, së fundmi, pjesa më e madhe e informimit dhe diskutimit lidhet dhe me përhapjen e Koronavirusit, masat parandaluese për publikun, kushtet dhe trajtimi për të prekurit nga ky virus, të dhëna nga institucionet e specializuara dhe ekspertët, shifra mbi viktimat në rang global etj.

Duke e konsideruar median audio dhe audiovizive me një rol e ndikim të jashtëzakonshëm në informimin dhe edukimin e popullatës në kushtet e kërcënimit nga përhapja e epidemive në shkallë të gjerë, AMA ka besim se redaksitë e tyre do të vijojnë të jenë në nivelin e kërkuar profesional dhe etik për mbulimin e kësaj situate të pazakontë.

Informacionet dhe të dhënat do të jenë të verifikuara, ndërkohë që trajtimet dhe udhëzimet me natyrë higjenike dhe shëndetësore do të bazohen tek ekspertët e fushës – elementë këto që evitojnë dhe refuzojnë lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë dhe stimulojnë panik dhe trazim të panevojshëm tek ndjekësit e transmetimeve audio dhe audiovizive.

Subjektet audio dhe audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe zbatimin e kërkesave të rregullores për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë, miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016.

Në nenin 6, pika 4, përcaktohet se këto subjekte janë të detyruara të transmetojnë pa shpërblim edhe “informacione, mesazhe, thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë, që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë në një situatë të jashtëzakonshme, për rastet e epidemive e sëmundjeve ngjitëse, që përhapen shpejt dhe përbëjnë rrezik për komunitetin, si dhe mesazhet që lidhen me dhurimin vullnetar e falas të gjakut. …”, njofton AMA.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!