MENU
klinika

“Fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt”

Balla mesazh të qartë: Përdorin koronavirusin për të shpërndarë panik

10.03.2020 - 19:22

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i cilëson “ushtarë të dëshpëruar të së keqes” përfaqësuesit e opozitës që ngrenë akuza ndaj maxhorancës në lidhje me situatën e krijuar pasi vendi ynë u prek nga koronavirusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla ka shigjetuar opozitën, ndërsa thekson se në vend ka nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt.
Në këtë linjë socialisti thekson se “edhe këto 48 orë të para pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, Shqipëria duhet të durojë edhe kujën paskrupullt të hienave, që duan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese”, ndërsa ka postuar një denoncim të ish-kryeministrit Berisha dhe reagimin e Bashes.

REAGIMI I BALLËS
Me rritjen një nga një të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, si askund tjetër në më shumë se 100 vende në botë, ka nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt.
Njëlloj si pas tërmetit të 26 Nëntorit, edhe këto 48 orë të para pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, Shqipëria duhet të durojë edhe kujën paskrupullt të hienave, që duan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese.
Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rremujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret.
48 orët e fundit janë një shpërthim histerie me në krye të së cilës shfaqet si gjithmonë Sali Berisha, cili ka shtuar numrin e postimeve të rreme. Me paturpësinë malinje që e karakterizon ai poston video nga Irani, se gjoja ato pamje janë në Tiranë. Pas Saliut vjen natyrshëm dështaku epokal Lulzim Basha, me lloj-lloj përpjekje, që synojnë të demoralizojnë ekipet e mjekëve dhe infermiereve si dhe të rrisë sa më shumë panikun.
Në asnjë vend në botë nuk ndodh kjo. Në Itali Kryetari i Partisë Demokratike u prek vetë nga Koronavirusi dhe nuk mallkoi askënd, thjeshtë u tërhoq për t’iu vënë në dizpozicion karantinimit dhe mjekëve.
Megjithatë shqiptarët i njohin këta politikanë të pashpresë.
Qeveria shqiptare dhe shërbimi ynë shëndetësor në bashkëpunim më OBSH do t’ia dalin ta përballojnë këtë situatë.
Të gjithë duhet thjeshtë të ndjekim udhëzimet e specialistëve dhe të Qeverisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!