MENU
klinika

Do mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp

Cakaj takim pune me disa ministra të jashtëm evropianë

05.03.2020 - 08:56

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do të ketë një takim pune me disa ministra të jashtëm.

Konkretisht me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.

Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Mëngjesi i punës do të mbahet sot në orën 09:30, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Më pas, në orën 10:10, Ministrat e Jashtëm dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.