MENU
klinika

Qëndrimet e kompanive

Do rimbursohen biletat nga kompanitë ajrore?

19.03.2020 - 12:16

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi zyrtarisht Covid-19 shpërthim të një pandemie globale dhe vendet filluan të mbyllin kufijtë e tyre, duke vendosur bllokim të udhëtimeve, linjat ajrore janë përgjigjur duke praktikuar politika më fleksibël për të ndihmuar klientët që kanë nevojë të shtyjnë ose anullojnë udhëtimet.

Air Kanada
Air Canada ka hequr tarifat e anulimit të fluturimeve për të gjitha ato fluturime që janë rezervuar para datës 4 Mars, dhe që janë planifikuar të zhvillohen para 30 Prillit, të 2020.

Ndërsa fluturimet e rezervuara pas 4 Marsit mund të anullohen deri në dy orë para nisjes së planifikuar, falas.

Air Lingus
Transportuesi i flamurit të Irlandës ka zgjeruar politikën e tij të ndryshimit për të mbuluar prenotimet ekzistuese, si dhe prenotimet e reja. Sipas politikës së re, prenotimet në internet të bëra para 6 Marsit dhe të vlefshme për udhëtime deri më 30 maj, 2020 nuk do t’i nënshtrohen ndryshimit të tarifave.

Air France
Të gjitha prenotimet e bëra për udhëtime deri më 31 maj, mund të ndryshohen falas deri më 30 shtator, 2020. Data e re e udhëtimit nuk duhet të jetë më vonë se data 30 nëntor, 2020. Diferenca në tarifë do të zbatohet nëse e njëjta klasë e rezervimit nuk është më në dispozicion. Konsumatorët fluturimet e të cilëve janë anuluar mund të aplikojnë për një rimbursim të plotë.

Alitalia
Konsumatorët janë të ftuar të modifikojnë prenotimet e tyre para datës 31 maj, 2020. Pasagjerët të cilët kanë blerë një biletë në ose para 3 Prillit për udhëtime, duke filluar nga 23 Shkurti dhe deri më 31 Maj, mund të kërkojnë një ndryshim të datës deri më 31 Dhjetor, ose një rimbursim me një kupon me të njëjtën shumë, e vlefshme për një vit. Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anuluar mund të aplikojnë për një rimbursim të plotë.

American Airlines
American Airlines njoftoi se do të hiqte dorë nga tarifat e ndryshimit për klientët që blenë bileta para 1 Mars për udhëtime deri më 30 Prill. Linja ajrore po ofron gjithashtu ndryshime dhe rimbursime për çdo fluturim në Itali ose Korenë e Jugut të blerë në ose përpara 24 shkurtit 2020; në biletat e Hong Kongut të blera para 28 Janarit 2020 dhe në biletat e Kinës të blera përpara 24 Janarit 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do përballohet ulja e çmimit të aksioneve?

BBC/ Virusi “ngrin” aeroportet britanike