MENU
klinika

"Nuk jam viktimë e politikës"

Henri Çili: U thirra në mënyrë jonormale, do të kërkoj dëmshpërblim

05.03.2020 - 13:09

Botuesi, gazetari dhe analisti Henri Çili ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është përgjigjur për akuzat që i ngriti Prokuroria e Përmetit.

Ai thotë se nuk ka takuar dhe as nuk ka ndikuar tek ndonjë zyrtar të lartë të drejtësisë sidomo për çështjen e Alikove për të cilën është përfolur. Madje ai shton se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte ndikuar në mënyrë të paligjshme tek ndonjë zyrtar për ndonjë çështje.

”Shtypi dhe media është mbushur ndoshta me interesin e versionit të Prokurorisë apo Policisë që ishte më minimalja e mundshme të them versionin tim. 27 shkurt unë dhe dy të punësuarit e mi dy avokatët Betim Shkupi dhe Ilir Korbi u ndaluam për shkelje të rënda proceduriale që avokatët i kanë paraqitur tek intsitucionet. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri të kryeja një krim tjetër, asnjë mundësi për të prishur provat pasi isha në përgjim prej muajsh dhe mosthirrja normale nga organet e drejtësisë por ndalimi i menjëhershëm ishte krejt i pacaktuar. Vendim i Gjyaktës së Përmetit të ditës së dielës hodhi poshtë masën e arresit duket normalizuar, do ishte më mirë hetim ën gjendje të lirë. Kisha 2-3 komente, do të përgjigjem për secilën prej akuzave dhe do të bëj 2-3 shënime të fundit që kjo çështje ndër mijëra çështje. Unë jam i përfshirë aspak si botues i UET por si ortak mazhoritar i një studioje ligjore ku kam 75%. Si një interes i ligjshëm si ortak, kam paranegociuar në funksion të kontratave që ofron çdo studio legale Kishte një karakter përgatitor, ishte një kontratë e parapërgatitur për një biznes të ri. Marrja përsipër e fushatave të komunikimit tek organizatat e të drejtave të njeriut. Mendoj që realizimi i të drejtave të qytetarëve në organet e drejtësisë është ushtrim i lirë i shprehjes. Duke respektuar vendimin e Gjykatës për ruajtjen e sekretit të vendimit. Akuza e parë mashtrim. Në kuadër të veprimtarisë si ortak i studios ligjore nuk kam mashtruar. është një marrëdhënie legale mes studios dhe personave të tjerë me shërbime juridike. Për klientë të ndryshëm për çështje të shkallës së tretë siç ishte edhe kjo. Falsifiki. Nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar dhe as kam hedhur ndonjë firmë. Nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Nuk kam realizuar asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi pasi kemi qenë në fazë negocimi. Nuk kemi asnjë arkëtim prandaj s’kemi asnjë fshehje. Nuk kemi konkluduar në asnjë kontratë. Akuza e katërt ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Nuk kam takuar asnjë gjykatës apo zyrtar të lartë, as unë as avokat. Nuk kam takuar asnjëherë në jetën time avokatë apo zyrtarë të lartë të drejtësisë nuk kam ndikuar kurrë. Nuk ekziston.”- tha Henri Çili.

Çili tha se kemi një sistem skandaloz drejtësie, dhe se drejtësia është në gjendje alarmante, për të cilën duhen shqetësuar të gjithë shqiptarët. Duke u shprehur se nuk është viktimë e politikës, botuesi hodhi poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke shtuar se SPAK do të nxjerrë të vërtetën, dhe deklaroi se do të kërkojë dëmshpërblim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!