MENU
klinika

The Guardian

Johnson thotë se jemi në luftë por masat e tij janë qesharake!

18.03.2020 - 15:32

Bota është në luftë. Kështu i thotë Emanuel Macron Francës. Donald Trump paralajmëron amerikanët se ata po sulmohen nga “armiku i padukshëm”, një virus vrastar.

Dhe dje Boris Johnson e shpalli veten kreun e një “qeverie të kohës së luftës”.

Edhe nga politikanët, një gjuhë e tillë kësaj here nuk mban asnjë gjurmë të hiperbolës. Nëse jemi me fat, paralajmërojnë shkencëtarët e qeverisë, dhjetëra mijëra britanikë mund të vdesin nga kjo pandemi. Ekonomitë tona po “fundosen”.

Edhe në trajtimin e vetë pandemisë, ne shumë larg fqinjëve tanë evropianë.

Ekipi i Johnson është mjeshtër i premtimeve madhështore që nuk mbahen kurrë.

Thelbi i të gjithë kësaj është: për të përmirësuar këtë sëmundje, ekonomia do të bjerë.

Një ndihmë e vërtetë për ekonominë duhet të ketë dy parime kryesore. Së pari, ajo duhet të vendos para në xhepat e njerëzve, duke synuar më të varfërit. Kryeministrat e njëpasnjëshëm nga Margaret Thatcher tek Toni Bler deri te David Cameron e kanë bërë sistemin tonë të mirëqenies sa më ndëshkues, për t’i shtyrë njerëzit të shkojnë në punë. Në këtë krizë na duhet një qëllim krejt të kundërt: të inkurajojmë punëtorët të qëndrojnë në shtëpi.

Mbretëria e Bashkuar duhet të ndjekë vendet nordike në përgatitjen e subvencionimit të pagave.

Nëse Johnson e ka seriozisht për udhëheqjen e një “qeverie në kohë lufte”, ai duhet të kujtojë se gjatë Luftës së Dytë botërore, Mbretëria e Bashkuar kishte një deficit buxheti prej 20% të të ardhurave kombëtare çdo vit për pesë vjet.

Kjo krizë ka zbuluar të metat në sistemin tonë politiko-ekonomik.

Luftërat shpesh shërbejnë si katalizator për një ndryshim të tillë.

Aditya Chakrabortty është një kolumniste e Guardian

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do përballohet ulja e çmimit të aksioneve?

BBC/ Virusi “ngrin” aeroportet britanike