MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam kolesterolin e lartë. Çfarë duhet të bëj?

03.03.2020 - 11:52

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

 

Pacientja: Përshëndetje, jam 60 vjeçe dhe kam kolesterolin e lartë. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime. Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin. Me këto ushqime ulet kolesteroli si: Tërshëra dhe krundet, përmirësojnë gjendjen e zemrës, presionin e gjakut, nivelin e kolesterolit në gjak. Tërshëra është e pasur me kalium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat. Bajamet. Në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.  Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Për më tepër do tju këshilloja një vizitë më të detajuar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.