MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam nevojë të di ushqimet që lehtësojnë ankthin!

10.03.2020 - 12:30

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam nevojë që një dietolog të më sugjerojë ushqimet që lehtësojnë ankthin.

Përgjigjet mjeku: Çdo ditë përllogaritet se ne marrim rreth 300 vendime që lidhen me ushqimin. Mund të zgjedhim ushqime që na ndihmojnë, por gabimisht dhe mund të hamë ushqime që na shtojnë inflamacionin apo na krijojnë shqetësime. Një dietologe amerikane sugjeron ushqimet që sipas saj lehtësojnë ankthin.  Në librin e saj më të ri “Dieta anti-ankth”, ekspertja e dietologjisë amerikane Ali Miller thotë se mund të kurosh trurin me ushqim. “Ushqimet që hamë – thotë ajo – ndikojnë pozitivisht ose negativisht në kiminë cerebrale. Mund të rregullojnë humorin, emocionet dhe sinjalet që i dërgohen trurit”.

Ndaj në periudha stresi kemi prirjen të hamë më shumë dhe ta teprojmë me të ëmblat që na ndihmojnë të çlirojmë dopaminën, e cila na qetëson.  Për këtë, ankthi shihet shpesh si pengesë për të ulur peshën. Ndaj beteja fillon në llogoren e parë, që janë zorrët, të cilat duhen mbrojtur nga sheqeri i rafinuar, karbohidratet në masë të madhe, omega 6 me prejardhje nga përpunimi  industrial i vajit. Ja disa shembuj ushqimesh që bëjnë efektin e kundërt, pra na ndihmojnë:  supa me lëng kockash, specat, frutat e pyllit, portokalli, perimet që përmbajnë  antioksidantë, si brokoli, lulelakra, apo sallata jeshile. Dhe së fundi një truk që e sugjeron dietologia Miller, shtoni bimë aromatike dhe  erëza në ushqimet që hani.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.