MENU
klinika

Mbërrin avioni nga Rinas

Koronavirus/ Vijojnë fluturimet në Rinas

10.03.2020 - 11:47

Ndonëse Italia është e gjitha një “zonë e kuqe”, pasi është kthyer në vatrën më të rrezikshme të koronavirusit, vijon lëvizja e qytetarëve.

Mësohet se këtë paradite nga aeroporti i Rinasit, sapo ka mbërritur një avion nga Roma. Një pjesë e qytetarëve ishin pajisur me maska dhe dezinfektues, por kishte dhe nga ata që nuk kishin marrë asnjë masë.

Ndërkohë, dy fluturime të tjera nga Roma në Tiranë, që do të mbërrinin pasditen e sotme, janë anuluar. Por, nuk janë ndalur fluturimet edhe nga Tirana drejt Italisë, ku një avion është nisur në orët e paradites së sotme dhe dy të tjerë pritet të nisen gjatë pasdites.

Kujtojmë se të gjithë qytetarët që kanë ardhur nga Italia në Tiranë janë të detyruar të vetëkarantinohen, ndryshe do të gjobiten nga institucionet përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar

Koronavirusi/ Në 24 orët e fundit 70 viktima

Si do përballohet ulja e çmimit të aksioneve?

BBC/ Virusi “ngrin” aeroportet britanike


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!