MENU
klinika

Nga sot mbyllen të gjitha parqet

Kosova ashpërson masat kundër koronavirusit

21.03.2020 - 10:21

Duke nisur nga sot, në Kosovë do të mbyllen të gjitha parqet. Ky ka qenë vendimi i qeverisë, në këto ditë të vështira që po kalon Kosova, por dhe të gjithë shtetet e tjera, ndërsa deri më tani raportohet për 24 të prekur me këtë virus.

Grupi ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve ka marrë vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Ky grup nëpërmjet një komunikate thotë se Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj. Po ashtu ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës që gjatë daljeve publike, të mbajnë distancën sociale me njëri-tjetrin. Po ashtu obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër. Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primarë”, thuhet në komunikatë. Ky grup lut qytetarët që të ndjekin këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë e tyre.

“Ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi, për të mos i humbur mundin, mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganiereve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi nga nesër prej orës 08:00”, -thuhet në komunikatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetarët protestojnë nga ballkonet

Kosova mes koronavirusit dhe krizës qeveritare


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat