MENU
klinika

Vetting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Andi Civicin

04.03.2020 - 09:21

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin.

Ky i fundit u ballafaqua të hënën, gjatë seancës dëgjimore, me probleme në justifikimin e pasurisë, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e përfundoi hetimin administrativ vetëm për këtë kriter.

Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit, por tashmë ai del jashtë sistemit.

Trupa gjykuese që dha vendimin për Civicin drejtohej nga Roland Ilia, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Në nisje të relatimit, Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.